Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enrique: Është ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë si trajner

NULL NULL
29.04.2026 09:58

PSG dhe Bayern Munich dhanë një performancë që, me shumë mundësi, ishte finalja e hershme e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni . Ndeshja e parë shkoi në favor të ekipit francez, por lojtarët e Kompany refuzuan të ‘dorëzoheshin’ në Paris .

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique tha se kjo ishte ndeshja më e mirë që ka parë ndonjëherë si trajner, shkruan Marca, raporton KlanKosova.tv.

“Ne kemi treguar se çfarë lloj skuadre jemi. Nuk kam parë kurrë një ndeshje me këtë intensitet dhe këtë dëshirë për të fituar. Tifozët e të dyja skuadrave duhet të jenë të lumtur me këtë spektakël. Ishte ndeshja më e mirë që kam luajtur ndonjëherë si trajner, pa dyshim”. “Nuk kam parë kurrë një intensitet dhe nivel të tillë fizik. Duhet t’i përgëzojmë të gjithë. Ne meritonim të fitonim, të barazonim dhe të humbisnim. Ishte një ndeshje fantastike”, tha Luis Enrique.

lajme të ngjashme