Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emin Kabashi sot në “Leksione albanologjike”

NULL NULL
10.06.2026 08:21

Instituti Albanologjik në Prishtinë, organizon aktivitetin shkencor të radhës në kuadër të programit të ligjëratave publike “Leksione albanologjike”. Këtë herë më praninë dhe ligjëratën e tij, do të paraqitet profesori dhe studiuesi i njohur i letërsisë shqipe, Prof. Dr. Emin Kabashi.

Ligjërata do ta ketë titullin “Historia shqiptare në letërsinë e Kadaresë” dhe do të mbahet sot nga ora 11:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik, transmeton Klankosova.tv.

Prof. Emin Kabashi është një nga ish-punonjësit doajenë shkencorë të Institutit Albanologjik dhe një nga njohësit e mirëfilltë të letërsisë shqipe. Ai është autor i një sërë monografish shkencore dhe krijimesh artistike, duke u shndërruar në një emër të respektuar nga komuniteti letrar shqiptar në Kosovë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme