Ëmbëlsirat që ju përshtaten sipas horoskopit NULL NULL 16.12.2015 21:20 16.12.2015 21:20 Cila është ëmbëlsira e shenjës suaj? Dashi Cinnamon Rolls Ju keni si shenjën tuaj Dashin dhe jeni gjithnjë të gatshëm për aventura. Cinnamon Rolls ju shoqërojnë përgjatë udhëtimit tuaj “të çmendur”. Demi Red Velvet Cake Juve ju përshtatet kjo lloj ëmbëlsire, jeni një person i hijshëm, i qetë dhe që shkon me rrymën. Ëmbëlsira që ju përshtatet konsiderohet edhe si ndër më të mirat e botës kulinare. Binjakët Petullat Ju jeni një individ madhështor dhe i gjallë, pikërisht si petullat. Asgjë nuk ia kalon dot atyre. Gaforrja Tullumbat Si gaforre, jeni një njeri i ndjenjave dhe nuk interesoheni për të tjerët. Juve ju pëlqen individualizmi dhe thjeshtësia, cilësi që u përshtaten edhe këtyre ëmbëlsirave. Luani Cheesecake Ju jeni një person me shije të softistikuar dhe inteligjente dhe keni nevojë për një embëlsirë, që do ta pasqyrojë këtë. Ashtu si cheesecake, ju mbeteni tifozë të klasikes. Virgjëresha Biskotat Biskotat përshtaten me shenjën tuaj, jeni një njeri i kujdesshëm dhe plot me dashuri për të dhënë. E ku ka më mirë se të ndash biskota me të tjerë? Peshorja Brownies Si Peshore, përfaqësoni një njeri të drejtpërdrejtë, të besueshëm dhe të thjeshtë. Ju jeni pikërisht si brownies, të pangatërrueshëm. Akrepi Soufflé Ju jeni një person i urtë, por personaliteti juaj është i adhurueshëm. E si mund të jetë më ndryshe souffléja? Shigjetari Kadaifi Si shenja e Shigjetarit, jeni njerëz që qëlloni drejt e në shenjë. Një ëmbëlsirë e ngatërruar, por mjaft e shijshme. Bricjapi Krepat Keni aftësi të mira drejtuese dhe organizative. Preferoni ushqimet tipike e krepat i plotësojnë këto kritere. Ato mund të shoqërohen me mjaltë, çokollatë apo një larmishmëri frutash. Ujori Cupcakes Si përfaqësues të kësaj shenje, jeni një njeri me shije të veçanta, që dallon prej turmës. Cupcakes është vërtet një ëmbëlsirë që ju përputhet. Peshqit Macarons Jeni njerëz me një botë të pasur artistike e kreative. Keni shije specifike e macarons janë krijuar veçanërisht për ju. www.shije.al