Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eksploruesi vdes, nuk arriti ta jetësojë ëndrrën

NULL NULL
25.01.2016 12:58

Eksploruesi Henry Worsley, i cili ishte në prag të bërjes histori, duke kaluar i vetëm në akullnajat e Antarktikut, ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e tij, duke thënë se ish officeri i ushtrisë londineze, ishte në ditën e 71-të në përpjekje për tu bërë aventurieri i parë që do të kalonte kontinentin e bardhë, pa mbështetjen e askujt, kur kishte nevojë për ndihmë për tu larguar nga vendi në fjalë, përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq bashkëshortja e tij Joanna, në një prononcim për medie tha se vdekja e burrit të saj erdhi pasi organet e tij nuk mundeshin më të përballonin ndeshjen me temperaturat tejet të ulëta deri në – 44 gradë celcius, transmeton Klan Kosova.

Eksploruesi Henry, kaloi pothuajse mijëra kilometra në Polin e Jugut, e për të i mbetur vetëm 48 prej tyre për të arritur në bërjen e histoerisë si aventurieri i parë i cili kaloi kontinentin e akullt i vetëm, raporton SAS, Instituti i Analizave për menaxhimin e të dhënave të ndryshme.

 

lajme të ngjashme