Ekskluzive: Ky është i dyshuari që tentoi ta vras një person në Deçan, emër i njohur për Policinë NULL NULL 06.08.2025 16:13 06.08.2025 16:13 I dyshuari që gjuajti me armë zjarri para rreth 1 orë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe tashmë po kërkohet nga Policia. Nga Policia Rajonale në Pejë e kanë konfirmuar incidentin, ndërsa tashmë janë zbuluar emrat e personave të përfshirë. Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolaj. Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme. Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. Tentim vrasje në Deçan, pamje nga vendi i ngjarjes