Ekskluzive: Inspektorati dhe policia sonte në aksion rigoroz nëpër gjithë Kosovën NULL NULL 01.08.2020 20:29 01.08.2020 20:29 Inspektorati dhe policia kanë nisur një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës. Aksioni do të zhvillohet në gjithë territorin e Kosovës. Vendet, lokalet, marketet, lokalet dhe gjithçka tjetër që nuk i zbaton masat, pritet të i vendoset shiriti. Policia dhe inspektorati pritet të funksionojnë pa pardon, sidomos pasi në qytetin e Mitrovicës një natë më paëe ishte sulmuar policia nga një pronar lokali. Burimet e Klan Kosovës brenda qeverisë dhe policisë Klan Kosova meson se autoritetet kanë marrë informacione se në Gjilan do të mbyllen disa klube të natës, të cilat kanë ftuar njerëz për tu grumbulluar, pavarësisht thirrjes së institucioneve për të mos e bërë një gjë të tillë. Nuk do të ketë pardon edhe ndaj mosrespektimit të distancës nëpër lokale. Aksioni pritet të perfshije edhe personat fizike, pra mund të gjobitet secili që nuk vendos maskë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë