Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekip nga FMN pritet në ZRrE, në qendër të bisedës projektet për burimet e energjisë së ripërtërishme

NULL NULL
02.08.2023 16:08
Zyra e Rregullatorit te Energjise

Një ekip e Fondit Monetar Ndërkombëtar është pritur nga drejtuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Siç njofton ZRrE në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë.

“Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet e projekteve të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë, integrimin e këtyre burimeve ne rrjetet elektrike si dhe zhvillimet e fundit në transpozimin e pakos së katërt të direktivave të BE-së”, thuhet në kumtesë.

“Në kuadër të takimit është diskutuar edhe për zhvillimin e Bursës së Energjisë Elektrike ALPEX përmes së cilës krijohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike në Kosovë dhe Shqipëri ku pjesëmarrësit e sektorit mundë të blejnë dhe shesin energji me lehtësi”.

Në fund është potencuar mbështetja e FMN-së për procese të rëndësishme ndaj ZRrE-së.

lajme të ngjashme