Edon Zhegrova mungon në ndeshjen ndaj Zvicrës NULL NULL 01.09.2025 12:25 01.09.2025 12:25 Edon Zhegrova, futbollist Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka bërë të ditur se Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 5 shtator. Foda ka theksuar se e ka liruar lojtarin pasi ai ka pasur nevojë për kohë pas është duke kryer procedurat për transferim tek skuadra e re, Juventusi, transmeton Klankosova.tv. Foda ka shtuar se mungesa e tij do të jetë hendikep për Kosovën.