Edmond Azemi mes lotësh përshëndetet nga basketbolli, falënderon KB Prishtinën e Plisat NULL NULL 18.06.2021 17:19 18.06.2021 17:19 KB Prishtina ka mbajtur sot një konferencë për media, ku lojtari Edmon Azemi, është pensionuar edhe zyrtarisht si basketbollist aktiv. Azemi i emocionuar e në mes lotësh falënderoi për besimin, Plisat dhe tërë bordin e kryesinë e Klubin për përkrahjen që iu dha. Ai u zotua se do të punojë maksimalisht që Prishtinën t’a mbajë në nivel evropian. 37 vjeçari tani tek KB Prishtina do ta ketë pozitën e drejtorit. Për karrierën e lavdishme të Edo Azemit folën edhe dy nënkryetarët e Klubit, Ferit Zekolli e Shkumbin Jakupi.