Edhe tri ditë fushatë, partitë në “gjah” për votat e 7 qershorit NULL NULL 04.06.2026 08:22 04.06.2026 08:22 E enjtja do të jetë me shumë takime e tubime elektorale nga partitë politike. Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, subjektet politike do t’i vazhdojnë aktivitetet elektorale në shumë qytete të Kosovës. Në ditën e tetë të fushatës, partitë kryesore do të kenë deri në katër tubime brenda kësaj dite. Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës: 18:00 – Tubim zgjedhor në Vushtrri. 19:30 – Tubim zgjedhor në Podujevë. 20:30 – Tubim zgjedhor në Prishtinë. Fushata zgjedhore e Lëvizjesë Vetëvendosje: 16:00 – Tubim zgjedhor në Drenas. (Shtëpia e Kulturës) 17:30 – Tubim zgjedhor në Skënderaj. (Restoranti “Freskia”) 19:30 – Tubim zgjedhor në Mitrovicë. Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës: 17:00 – Tubim zgjedhor në Dragash. (Bresanë, oborri i shkollës) 18:30 – Tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi Shadërvan) 19:30 – Tubim zgjedhor në Rahovec. (Parku i qytetit) Fushata zgjedhore e Aleancës: 18:00 – Aleanca mban tubim zgjedhor në Suharekë. (Restaurant ‘Mali’, Suharekë)