E mërkurë me vranësira dhe mjegull NULL NULL 04.02.2026 06:55 04.02.2026 06:55 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas parashikimeve, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull, kryesisht në zonat mesatare si dhe përgjatë relievit malor, transmeton Klankosova.tv. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.