E marta futbollistike në Artmotion NULL NULL 11.03.2025 14:05 11.03.2025 14:05 E marta do të do të jetë e mbushur me futboll në Artmotion. Para mbrëmjes spektakolare të Champions, si nxehje vjen derbi i Superligës mes Dritës dhe Balkanit. Me fillim nga ora 14:00 kjo lojë me komentim të Naim Selmani, transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e parë të Sportit. Derisa në kanalin e dytë do të jepet ndeshja tjetër në mes të Ferizajt dhe Llapit. Nga ora 17:00, në rend do të jenë momentet kryesore dhe golat e javës së 26-të të Superligës së Turqisë. Kjo transmetohet në Sport 1 të Artmotion. Pas iftarit, me fillim nga ora 18:45, vjen koha e Champions League. Me komentimin e Lirim Pecit, në kanalin e parë, platforma më e madhe televizive në vend ju sjell ndeshjen Barcelona – Benfica. Derisa nga ora 21:00, luhet derbi mes skuadrave gjermane. Leverkusen përballet me Bayern Munchenin. Kjo lojë transmetohet nga ora 21:00 në Sport 1. E kjo nuk mbaron me kaq. Në kanalin e dytë, vjen ndeshja Liverpool – Paris Saint Germain nën komentimin e Arlind Sadikut. Kurse, në kanalin e tretë vjen ndeshja me Interit dhe Feyenoordit. Në fund, me fillim nga ora 23:30, në Sport 1 transmetohet përmbledhja e ndeshjeve të Champions League.