Policia jep detaje për aksidentin fatal në autostradë ku humbi jetën një grua NULL NULL 14.06.2026 17:24 14.06.2026 17:24 Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Malishevë-Prishtinë. Derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda u dërgua burri. Lidhur me rastin për Klankosova.tv u deklarua zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi. “Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar, ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, ka deklaruar Rexhepi. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipet emergjente, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar”, shtoi ajo. Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj