Aktiviteti i BIK: Mërgata, ambasadore e popullit e fesë (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 20:33 30.07.2026 20:33 Bashkësia Islame e Kosovës organizoi të enjten një takim me imamë, përfaqësues të komunitetit islam, xhematin dhe aktivistë të diasporës në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili foli për historinë dhe rolin e diasporës shqiptare. Konjufca tha se diaspora e Kosovës nuk është krijuar si rezultat i zgjedhjes për një jetë më të mirë, por si pasojë e rrethanave të vështira historike. Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Diasporë në BIK, Ekrem Simnica, e cilësoi diasporën si ambasadoren më të mirë të popullit shqiptar dhe të fesë islame. “Ju jeni ata që me përkushtim e sakrificë ruajtët identitetin kombëtar e fetar, ndërtuat xhami e qendra islame, edukuat brezat e rinj dhe mbajtët gjallë lidhjen e diasporës me atdheun”, tha Simnica. Ai theksoi se kontributi i diasporës nuk kufizohet vetëm në vendet ku jetojnë mërgimtarët, por ka qenë i vazhdueshëm edhe për Kosovën, përmes mbështetjes në fusha të ndryshme. Ndiqni kronikën për detaje: