Kuvendi i LDK-së, po vazhdon procesi i votimit (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 20:09 30.07.2026 20:09 Aktualisht po mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të mësohet fati i Lumir Abdixhikut nëse do të mbetet në krye të kësaj partie. Nga aty u lajmërua gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, i cili i dha informacionet më të fundit. “Dy orë e dy minuta tashmë janë bërë nga ku po flasim nga kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, kuvend ky i cili nuk pritej nga strukturat e kësaj partie, mirëpo më shumë se 140 delegatë e delegate të LDK-së, partisë më të moçme në Kosovë, kishin mbledhur nënshkrimet dhe kishin thirrur këtë Kuvend të jashtëzakonshëm”, ka thënë Tahiri në lidhjen e tij direkte në Lajmet Qendrore të Klan Kosovës. “Ata thonë se janë të pakënaqur me rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit që e tregoi Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe se sipas tyre fajtori kryesor për këtë rezultat të dobët, duke qenë se LDK-ja doli partia e tretë në zgjedhjet e 7 qershorit, është pikërisht kryetari Lumir Abdixhiku, i cili sot e ka testin më të madh të tij brenda LDK-së”. “Përderisa momentalisht po vazhdon votimi i delegatëve, nga 355 sa i ka LDK-ja, 328 janë të pranishëm në punimet e sotme, dhe momentalisht janë duke votuar”.