Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksioni i MMPH: Rrënohet moteli “Liqeni” buzë Ujmanit (VIDEO)

NULL NULL
30.07.2026 20:21

Në bregun e Liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut, ka vazhduar aksioni i rrënimit të objekteve pa leje.

Ekskavatorët sot e rrafshuan me tokë motelin “Liqeni”.

Aksioni është zhvilluar pasi hotele, shtëpi e resorante ishin ndërtuar në tokën që  administrohen nga Ndërrmaja Publike hidroekonomike “Ibër -Lepenc”.

Shembja e hotelit filloi rreth orës 10:20 të mëngjesit, me pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës të pranishëm në vendngjarje.

Ky aksion përpos në veri është shtrirë edhe në Rugovë, Brezovicë e Batllavë.

Në tentativën e parë të procesit të legalizimit të këtyre pronave, Ministria e Mjedisit  kishte krijuar një regjistër shtetëror, ku kishte identifikuar  mbi 350 mijë ndërtime pa leje në të gjitha komunat e Kosovës. Megjithatë, për legalizim të këtyre objekteve pati vetëm 8 mijë e 461 aplikime.

Zbuloni më shumë nga kronika në vazhdim:

lajme të ngjashme