E dhimbshme: A është mami atje në parajsë? NULL NULL 10.01.2016 20:50 10.01.2016 20:50 Kate Gross collects courtesy Katherine Patrick, Senior Publicity Manager at William Collins for Daily Mail Femail Kate and boys in France summer 2014 Binjakët Oscar dhe Isaac Boyle pëlqejnë të luajnë ‘luftash’, të notojnë dhe të dëgjojnë histori. Po ashtu ata janë jashtëzakonisht të vetëdijshëm për përkohshmërinë e jetës- diçka e pazakontë për djem 6-vjeçarë. “Të gjithë vdesin,” thotë Oscar. “Askush nuk jeton në përjetësi,” pranon Isaac. Por ata bien dakord që shumica e njerëzve vdesin pasi plaken. Mamaja e tyre, Kate Gross, ishte, ata e dinë këtë, një përjashtim i pafat. Ajo vdiq rreth një vit më parë, kur ishte 36 vjeç, nga kanceri në zorrë. Ishte një largim i parakohshëm mizor nga djemtë e saj të dashur dhe i shoqi, Billy, të cilin ajo e adhuronte. Kate kishte arritur shumë në jetë, edhe pse jetoi pak. Në atë periudhë të shkurtër dhe me shkëlqim, ajo ishte ndihmëse e një kryeministri dhe shefe ekzekutive në një organizatë bamirësie, për të cilën mori titullin e lartë, OBE. Por puna që adhuronte më shumë, ishte të qënit nënë, dhe gjatë dy viteve që nga diagnostifikimi dhe deri në vdekje, ajo u mor me atë që do u linte pas djemve. Dhe ajo që la pas- përveç dashurisë së vazhdueshme- ishte një thesar me fjalë. Kate shkroi një libër, “Fragmentet e vona”, që u bë menjëherë një bestseller, kur u publikua pak para se ajo të vdiste. I urtë, i ngrohtë dhe me humor, libri mishëron një paradoks: është një libër për vdekjen, që të mbush plot me jetë dhe vitalitet, të cilin e jetoi deri në fund Kate, duke organizuar, bërë lista, duke shijuar shoqërinë e miqve dhe bukurinë e luleve të pranverës. Ajo nuk është kurrë e zymtë dhe nuk i vjen kurrë keq – vetëm herë pas here bën ndonjë ankesë të vogël për sëmundjen, të cilën e quan Telashi- dhe mesazhi i saj i qëndrueshëm është shpresa. Ajo ia dedikon librin binjakëve t saj. “Unë shkruaj për Oscar dhe Isaac, dy kalorësit e mi të vegjël, gëzimi dhe mrekullia ime,” thuhet në parathënie. Sot, kur nis një vit i dytë pa të bijën, nëna e saj, Jean Gross, thotë se ndjehet e ngushëlluar. “Gjëja më e mirë që dëgjoj është dikush duke më thënë ‘kam lexuar librin e Kate dhe e adhuroj’. Më mbush me shpresë dhe gëzim fakti që dikush mendon se ajo është gjallë. Kur shoh dikë duke e lexuar në metro, më vjen t’i them: Të pëlqen? Ajo është vajza ime”. “Ne jemi krenarë për të. Një nga gjërat që më mungon më shumë është e qeshura e saj. Më pas hap librin dhe e dëgjoj duke qeshur”. “Kate e bënte gjithçka përzemërsisht. Edhe duke vdekur. Nuk u ankua kurrë, qoftë dhe njëherë të vetme. Ajo përpiqej gjithmonë të ishte pozitive, të qeshte. Ishte një ndikim i vërtetë tek unë, një guidë se çfarë duhet të lexoj dhe të vesh, çfarë duhet të vë në fytyrë”. Kur Kate u diagnostikua me kancer në zorrë në tetor të vitit 2012, ajo kishte arritur shumë në jetë. Ajo ishte akoma në të njëzetat, kur u bë sekretare private e kryeministrit Tony Blair, por punonte edhe si shefe ekzekutive në një organizatë bamirësie, që ndihmonte qeveritë afrikane të demokratizoheshin. Ajo ka udhëtuar shumë dhe mendonte se sëmundja i kishte ardhur nga ushqimet e dyshimta që konsumonte në vendet e tjera. Nuk ka armiqësi, megjithatë, ajo i këshillon të tjerët që të këmbëngulin për kontroll rigoroz të ushqimeve. Në vitin 2013, një operacion për heqjen e tumoreve dukej i suksesshëm, por kanceri u kthye në nëntor, duke u tërbuar në kockat e saj. Pas një viti me kimio, në vjeshtën e vitit 2014 u bë e qartë se ajo po vdiste. Por ajo vazhdonte të shijonte çdo pikë të jetës. “Çdo ditë dua të shtyp ‘pauzë’ dhe të thith çdo moment,” shkruante ajo në libër. Vajza e saj vdiq mëngjesin e Ditës së Krishtlindjeve 2014, dhjetë minuta përpara se binjakët e saj të zgjoheshin për të hapur dhuratat. “Pjesa tjetër e ditës ishte më e errëta e një komedie të zezë,” thotë Jean. Ajo telefonoi shërbimin funeral dhe ata i thanë se do vijnë sa më shpejt të jetë e mundur. “Ishin agjentë imobiliarë apo sipërmarrës funerali,” pyeste Jean. Edhe në kulmin e tragjedisë, ajo gjente humor. Sot burim gëzimi për të mbeten dy binjakët, Oscar dhe Isaac. Ata bëjnë pyetje nga më pikantet. “Duan që t’i sigurojmë që babai i tyre nuk do të vdesë dhe ne nuk i lejojmë të mendojnë se ekziston edhe mundësia më e vogël. U themi se zakonisht njerëzit preken nga kanceri kur janë të moshuar”. Kate gjithmonë mendonte përpara, madje edhe për idenë që Billy, i shoqi 37-vjeçar, të martohej sërish. “Njëherë u thashë se babai mund të ketë një të dashur të re. Isaac më tha: Po mamaja? Pasi mendoi për një moment, më tha, ‘po mamaja ka vdekur’. Oscar pyeti: A mund të shkojmë në dasmë?” “Imagjinoj se Kate, atje nga një re në parajsë, mund të jetë duke buzëqeshur”. “Kam ikur. Por në të njëjtën kohë nuk do ik kurrë,” shkruante ajo në libër/ Mapo.al