E burgosura palestineze: Lirimi erdhi si befasi NULL NULL 24.11.2023 22:02 24.11.2023 22:02 Një e burgosur palestineze që sapo është liruar është Marah Bakeer. Ajo u arrestua në vitin 2015, kur ishte 16 vjeç, dhe u dënua me tetë vjet e gjysmë burg për një sulm me thikë ndaj një oficeri të policisë kufitare. “Kjo marrëveshje vjen pas vdekjes së shumë njerëzve dhe kjo na bën të pakënaqur dhe të pakëndshëm”, u tha gazetarëve Bakeer Ajo tha se ishte mbajtur në izolim dhe nuk kishte asnjë ide se çfarë po ndodhte jashtë, dhe se nuk kishte asnjë ide për situatën në Gaza. “Lajmi i marrëveshjes ishte një surprizë”, tha ajo.