Dyshohet për plagosje në Emshir, policia rrethon zonën (VIDEO) NULL NULL 03.03.2025 00:04 03.03.2025 00:04 Në lagjen “Emshiri” të Prishtinës dyshohet se është shkrepur arma dhe me këtë shkak, ka të plagosur. Kështu merr vesh Klankosova.tv nga burimet jozyrtare. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ku dyshohet se ka ndodhur incidenti. Klankosova.tv ka kontaktuar policinë e Kosovës për të kuptuar detajet, por deri në këto moment nuk ka marrë ndonjë përgjigje.