Dyshohen për vjedhje, arrestohet një 25-vjeçar në Tiranë dhe shpallet në kërkim një tjetër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohen për vjedhje, arrestohet një 25-vjeçar në Tiranë dhe shpallet në kërkim një tjetër

NULL NULL
20.03.2023 16:40
Policia e Shqipërisë

Është arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka bërë të ditur se të dy janë të dyshuar për vjedhje, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

“Është vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale F.Gj., banues në Tiranë dhe një 30-vjeçar me iniciale M.Xh., banues në Kurbin, është shpallur në kërkim nga policia. Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.