Dygolëshi i tij ia solli fitoren Ballkanit, Adetunji MVP i javës NULL NULL 17.03.2025 19:02 17.03.2025 19:02 Futbollisti i Ballkanit, Sunday Adetunji, është zgjedhur MVP i xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll. Nigeriani ishte vendimtar në fitoren 2:1 të kampionit në fuqi, pasi që i shënoi të dy golat për suharekasit. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 18-të, ndërkaq riktheu epërsinë dhe vulosi fitoren në minutën e 77-të.