Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të vdekur nga rrëzimi i helikopterit të policisë në Turqi

NULL NULL
04.02.2024 13:48
Helikopteri ne Turqi

Dy policë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të një helikopteri të policisë në Turqi. Këtë e bëri të ditur  ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në X.

Helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatay dhe po shkonte për në aeroportin e Gaziantep, tha Yerlikaya, transmeton Klankosova.tv.

Ai u rrëzua pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdagi të Gaziantep, tha Yerlikaya, pa komentuar shkakun e rrëzimit, raporton Reuters.

lajme të ngjashme