Dy të lënduar nga aksidenti në Raushiq të Pejës NULL NULL 31.08.2025 21:11 31.08.2025 21:11 Policia e Kosovës. Foto: Arkiv Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Raushiq të Pejës. Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10. “Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.