Dy të akuzuar për shkelje të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë NULL NULL 11.03.2024 18:47 11.03.2024 18:47 Foto ilustruese. Sanksionet Gruaja e Dmitry Ovsyannikov, Ekaterina Ovsiannikova dhe vëllai Alexei Owsjaniklow, të dy 46 vjeçar, janë akuzuar për shkelje të rregulloreve të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar për Rusinë. Ovsyannikov u akuzua për shtatë akuza për shmangie të rregulloreve të sanksioneve dhe dy akuza për pastrim parash më 22 janar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ovsiannikova dhe Owsjaniklow u paraqitën sot në gjykatën e Westminster Magistrates, pasi u akuzuan për gjithsej 10 vepra. Bëhet e ditur se veprat kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në aktivitete për të anashkaluar sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, në veçanti, vënien e fondeve dhe burimeve ekonomike në dispozicion të një personi të caktuar. Të dy u liruan për t’u paraqitur në gjykatën më 8 prill.