“Duket e vështirë”, Bideni në pikëpyetje se a do të ndalet gjakderdhja e do të lirohen pengjet para Ramazanit NULL NULL 09.03.2024 07:21 09.03.2024 07:21 Presidenti amerikan Joe Biden. Foto nga arkiva Presidenti amerikan Joe Biden hodhi dyshime të premten mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që përfshin një armëpushim të përkohshëm të shoqëruar me lirimin e pengjeve para muajit të Ramazanit. “Duket e vështirë”, u tha ‘koka’ e ShBA-së, gazetarëve në Pensilvani ku ai po bënte fushatë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët kishin shpresuar të siguronin një marrëveshje deri në fillim Ramazanit, por bisedimet mbeten të ngecura.