Duke shkruar në telefon, bie në kanal NULL NULL 20.06.2015 23:00 20.06.2015 23:00 Një vajze e re nga Mianyand, në Kinë, teksa po shkruante në telefon, i ka ngecur këmba në një kanal me grila. Vajza, ishte fokusuar në telefonin mobil të saj derisa po ecte rrugës, e nuk po e shikonte rrugën, këmba e saj e majtë i ngeci në mes të grilave, transmeton Klan Kosova. Kalimtarët u ndalën për ta ndihmuar, mirëpo nuk patën mundësi të i’a largonin këmbën, kështu që ata i thirrën për ndihmë zjarrëfikësit. Ata mbërritën në vendngjarje 45 minuta më vonë. Një dëshmitare, Jun Niu, e ka postuar një foto të vajzës duke shkruar se ajo po ndihej shumë e turpëruar.