Drita merr avantazhin në Klinë, kurse Munishi merr të kuqin NULL NULL 15.03.2025 14:49 15.03.2025 14:49 39 minuta nuk pati asnjë rast serioz. Por në të parën mundësi që krijoi në Klinë, liderja e Superligës mori edhe epërsinë. Kostyshyn u shkëput bukur me kokë, duke shënuar për rezultatin Dukagjini 0-1 Drita, njofton Klankosova.tv. Disavantazhi sikur e acaroi trajnerin vendas, Ismet Munishin, si shkak i protestave të të cilit, gjyqtari Visar Kastrati e ndëshkoi me karton të kuq. Ky ballafaqim i xhiros së 25′ në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, po transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesores shqiptare, ArtMotion!