Drita fiton në fund ndaj Prishtinës, marshon drejt titullit NULL NULL 29.04.2026 17:02 29.04.2026 17:02 Drita ka marrë një fitore të madhe ndaj FC Prishtina me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. Heroi i takimit ishte Blerim Krasniqi, i cili realizoi golin vendimtar vetëm 7 minuta para fundit, duke i dhënë tri pikë jetike skuadrës së tij. Kjo fitore i jep Dritës frymëmarrje në objektivat e sezonit, ndërsa për Prishtinën situata komplikohet, pasi me këtë humbje bie në vendin e katërt në tabelë. Në anën tjetër, FC Drita vazhdon marshimin e sigurt drejt titullit kampion, duke mbajtur kreun dhe duke qenë gjithnjë e më pranë kurorëzimit. Sa i përket xhiros së ardhshme, Prishtina e Re do të përballet me lideren FC Drita, ndërsa Prishtina do të ketë një tjetër sfidë të vështirë ndaj KF Malisheva./Klankosova.tv