Dramë në Karagaç, Trepça siguron finalen NULL NULL 03.05.2026 21:36 03.05.2026 21:36 Trepça e ka siguruar sonte finalen e playoff-it të basketbollit. “Xehëtarët” sonte në palestrën “Karagaçi” e mposhtën Pejën me rezultat 96:103, njofton Klankosova.tv. Kjo përballje spektakolare u transmetua direkt në platformën televizive Artmotion, në kanalin Sport2. Basketbollisti me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte, Bracey i Pejës – me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asiste. Kurse te Trepça më i miri në fushë ishte Vining – me 24 pikë, tri kërcime dhe tri asistime. Skuadra e KB Trepçës në finale e pret fituesin e ndeshjes, Bashkimi vs Bora.