Dosti: Trupi është i dizajnuar të ketë nevojë për agjërim (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 09:51 05.06.2026 09:51 Nutricionistja Diola Dosti, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka folur për rëndësinë e mënyrës së të ushqyerit dhe kohës që i jepet trupit për tretje. Ajo tha se trupi i njeriut është i dizajnuar për të pasur periudha agjërimi dhe se më e rëndësishme se lloji i ushqimit është koha mes vakteve. “Është e rëndësishme se sa i japim trupit të hajë, t’i japim mundësi edhe për tretje. Trupi jonë është i dizajnuar që të ketë nevojë për agjërim. Pra, nuk është e rëndësishme se çfarë hamë, por sa kohë i lëmë trupit tonë për të ngrënë”, tha Dosti. Ajo gjithashtu u shpreh kundër konsumimit të ushqimit fast food, duke thënë se nuk e ka provuar asnjëherë. “Në jetën time s’kam provuar fast food. Nuk jam pro, është më mirë mos të hash se të hash ato ‘pislliqe’. Për t’u rigjeneruar, flokët dhe lëkura kanë një bazë; nëse i jep ushqime jo të shëndetshme, lëkura është jo e shëndetshme”, shtoi ajo.