Rreth 150 raste të pickimit nga rriqrat në Klinë, komuna nis dezinsektimin selektiv NULL NULL 05.06.2026 10:49 05.06.2026 10:49 Rreth 150 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e pickimit nga rriqrat në Komunën e Klinës. Këtë e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Agron Bacaj, në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova, duke theksuar se asnjë nga rastet e raportuara deri më tani nuk ka qenë në gjendje të rrezikshme. Sipas tij, si masë parandaluese, Komuna e Klinës do të nisë nga e hëna dezinsektimin selektiv kundër rriqnave në fshatin Sferkë, me synim kufizimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e shëndetit publik, njofton Klankosova.tv.