Dosja e Prokurorisë, kjo është arsyeja që dyshohet se u sulmua Gazmend Muhaxheri NULL NULL 28.10.2024 13:33 28.10.2024 13:33 Gjykata Themelore e Pejës sot ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Driton e Korab Lulajt, të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri. Klan Kosova e ka siguruar edhe Dosjen e Prokurorisë, ku bëhet e ditur edhe arsyeja e sulmit ndaj të parit të Pejës. Sipas dosjes së organit të akuzës, thuhet se të dyshuarit e sulmuan Muhaxherin për shkak të pakënaqësisë që kishin me të. “Ekziston dyshimi i bazuar se i dëmtuari Gazmend Muhaxheri, është sulmuar për shkak të detyrës së tij si kryetar i Komunës së Pejës, ku për shkak të pakënaqësive të cilat të pandehurit kanë pasur ndaj të dëmtuarit Gazmend kohë më parë”, thuhet në dosje njofton Klankosova.tv Tutje, bëhet e ditur se kryetari komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, dhe të dyshuarit Driton e Korab Lulaj, jetojnë në një distancë jo fort të largët nga njëri-tjetri/ Klankosova.tv