Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dora e shkretëtirës

NULL NULL
08.09.2015 18:30

Në shkretëtirën e Atacama në Kili gjendet një skulpturë jo shumë e zakonshme që ndryshe njihet si “Dora e Shkretëtirës” (“The Mano de Desierto”).

Kjo skulpturë është ndërtuar në vitin 1980 dhe qëndron mbi shkretëtirë dhe është e ndërtuar nga metali.

Kjo vepër artistike e rrallë është ndërtuar nga skulpturi kilian, Mario Irarrazabal që është shprehur se puna e tij artistike është një metaforë e padrejtësisë, vetmisë dhe vuajtjeve.

Ndoshta kjo është një reflektim i ndjenjave të përbashkëta të shumë kilianëve që ishin nën rregullat e diktatorit Augusto Pinochet, transmeton Klan Kosova.

Sot kjo skulpturë nuk paraqet më vetëm të kaluarën komplekse të popullit kilian por konsiderohet edhe një vepër arti krejtësisht unike.

Ndërsa për ta vizituar atë është një sfidë në vetvete pasi skulptura është në mes të shkretëtirës dhe në perimetër prej 75 km nuk ka asgjë tjetër.

4

3

1

lajme të ngjashme