Donjeta Sadiku sërish e artë në turneun “Strandja” NULL NULL 01.03.2026 14:33 01.03.2026 14:33 Boksierja Donjeta Sadiku, e ka fituar medaljen e artë në edicionin e 77-të të turneut “Strandja 2026″ në Sofje të Bullgarisë. Në njoftimin e Federatës së Boksit, bëhet e ditur se në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, ajo u përball me brazilianen Rebeca De Santos në një duel të fortë dhe plot emocione. ” Që nga gongu i parë, ajo tregoi vendosmëri, teknikë dhe dominim në ring”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. “Pas tre raundeve intensive, vendimi i gjyqtarëve konfirmoi epërsinë e boksieres kosovare. Tre nga pesë gjyqtarë e vlerësuan Sadikun fituese me rezultatet 29-28 dhe 30-27, duke dëshmuar kontrollin e saj në momentet kyçe të përballjes”, thuhet tutje në njoftimin e Federatës transmeton Klankosova.tv. “Ky triumf i madh jo vetëm që dëshmon formën e shkëlqyer të Donjeta Sadikut, por edhe ngrit lart flamurin e Kosovës në skenën evropiane dhe botërore të boksit”.