Donika Dabishevci ia mbivendos ëndrrën luftës NULL NULL 06.05.2024 14:07 06.05.2024 14:07 Një çerekshekulli më vonë, Donika Dabishevci i kthehet luftës me poezitë e saj të cilat brambullojnë me të njëjtin intensitet sikur lufta në Kosovë po ngjan mu në këto çaste. Zanun n’lak, Lakmia me u çmendë, N’luftë me korba, Dhimta t’ngufatuna, janë katër ciklet me poezi të cilat e jehojnë shkatërrimin që e sjell lufta, por në të pushuar të jehonës, dëgjohet sërish melodia zëulët por megjithatë e gjithkohshme e ëndrrës. Dabishevci ka ardhur në KultOra për të na folur pak për procesin e të shkruarit të këtyre poezive, se si i ka ngjeshur rreshtat, dhe se si e ka mbrujtur përmbajtjen për ta pjekur më në fund këtë vepër disavjeçare.