Doktori i Trumpit thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore NULL NULL 13.04.2025 20:06 13.04.2025 20:06 Presidenti amerikan Donald Trump është në “shëndet të shkëlqyer”, thotë mjeku i tij në Shtëpinë e Bardhë. “Presidenti Trump mbetet me shëndet të shkëlqyer, duke shfaqur funksione të forta kardiake, pulmonare, neurologjike dhe të përgjithshme fizike”, tha mjeku i tij, i Sean Barbabella, në raportin shëndetësor. Në moshën 78-vjeçare, Trump ishte presidenti më i vjetër që mori detyrën në janar, megjithëse paraardhësi i tij, Joe Biden, ishte më i vjetër në moshën 82-vjeçare në kohën kur u largua. Si pjesë e ekzaminimit mjekësor gati pesë-orësh të së premtes në spitalin Ëalter Reed në Bethesda, Maryland, Trump mori disa teste gjaku, një ekzaminim kardiak dhe ultratinguj, tha mjeku i tij, një mjek i urgjencës i marinës amerikane që shërbeu në Irak dhe Afganistan. “Stili i tij i jetës aktive vazhdon të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në mirëqenien e tij,” shkroi Barbabella raportin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të dielën. Trump mori teste neurologjike mbi statusin e tij mendor, nervat, funksionin motorik dhe shqisor dhe reflekset dhe nuk tregoi shenja depresioni ose ankthi, sipas raportit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.