Djali rrah nënën në Prishtinë, arrestohet NULL NULL 11.05.2024 08:40 11.05.2024 08:40 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore, teksa I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes.