Ditët që i kalon me gruan, i ilustron me vizatime (Foto) NULL NULL 26.02.2016 09:35 26.02.2016 09:35 Curtis Wiklund është një fotograf dasmash nga Ortonville i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historia e martesës së tij të lumtur e ka inspiruar atë që të krijojë një seri të vizatimeve dedikuar gruas së tij, Jordin, transmeton Klan Kosova. Gjatë vitit të kaluar, Curtis ka ilustruar 365 momente të lumtura mes tyre, nga një për secilën ditë, duke na rikujtuar se ekziston gjithmonë koha për pak romancë dhe dashuri. E dua aq shumë Jemi shtatzënë Kemi qeshur shumë sot Qepët… Gruaja ime gjumashe Kruarja e shpinës si një qetësues Kur gruaja ime është jashtë shtetit, unë harroj të ha dhe të fle Ti je ende Valentini im Luftë budallaqe Sezon i ftohtë Pas dushit – para rregullimit të flokëve Ajo lexonte për mua, unë luajta në kitarë për një kohë dhe më pas e bëra një pikturë Ende për çdo ditë mësoj gjëra të reja rreth gruas sime Rutina para gjumit Udhëtimi im për në shtëpi nga IKEA Pema jonë e krishtlindjes Vendi në të cilin do të doja të isha Pothuajse ditëlindja ime! Gruaja ime e shikoi sot finalen e emisionit të saj të preferuar televiziv – Çfarë thua të vizatoj? – Neve!