Diskursi i zbutur i Vuçiq karshi Kosovës, shihet si i rrezikshëm (VIDEO) NULL NULL 3 years më parë 3 years më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbutur fjalët në raport me Kosovën. Në vizitën e tij të së shtunës në Kosovë, bashkëkombësit e tij i kërkuan mbrojte, pasi nuk po ndiheshin të sigurt. Por, Vuçiq befasoi me përgjigjen, kur tha për herë të parë publikisht se sigurinë në veri e ka në dorë Prishtina zyrtare. E dhe kur u kthye në Serbi, Vuçiq e pranoi në një emision televiziv se vendi i tij s’mundet të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, pa marrëveshje finale me Kosovën. Megjithatë, këtë diskurs të presidentit serb, po e sheh si të rrezikshëm, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti. Kronikë nga Besnik Tahiri.