Digjet një restaurant në Kaçanik NULL NULL 05.04.2025 08:23 05.04.2025 08:23 Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Siç njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Ndërkaq, rasti është nën hetime. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, njofton policia e Kosovës. / Klankosova.tv