Dhjetë hotelet më unike në botë (FOTO) NULL NULL 07.08.2018 19:00 07.08.2018 19:00 A keni menduar të shkoni në pushime në njo hotel ku poshtë shtratit tuaj notojnë dhjetëra peshq? Apo ta kaloni natën lart në një pemë? Për adhuruesit e aventurave dhe eksperiencave unike, shumë hotele në botë janë ndërtuar në dizajne jo të zakonshme. Ato dallohen përnga ngjyrat, forma e jashtme, mobilet apo nga endi ku gjenden. Poshtë mund t’i gjeni dhjetë nga hotelet më interesante në botë: Zaandam Inntel Hotel – Amsterdam, Holandë Në pamje të parë ky hotel të jep përshtypje se është i ndërtuar nga lodrat “Lego”. Shumë shtëpi tradicionale holandeze duket se janë të vendosura njëra mbi tjetrën. Dog Bark Park Inn – Cottonwood, Idaho, SHBA Për ata që u pëlqejnë qenët, ky është vendi ideal! Hoteli është i ndërtuar në formë të një qeni dhe ka një hapësirë të mjaftueshme ku ju mund ta shëtisni qenin tuaj apo të luani me të. Montana Magica Lodge – Kili Ky hotel iu bënë të ndiheni se jeni duke jetuar brenda malit. Pjesa e jashtme e tij është e mbuluar plotë me bimë jeshile. Ndërsa ju mund të hyni në hotel vetëm duke e kaluar një urë të thjeshtë druri që të shpie në maje të hotelit. Treehotel – Harads, Suedi Hoteli ka formën e një peme dhe ju do të ndiheni se po qëndroni në ajër. Pjesa e jashtme e tij është e mbuluar me degë pemësh. Poshtë gjenden shkallët që iu mundësojnë të ngjiteni brenda hotelit. Manta Resort – Tanzani Manta Resort ndoshta është hoteli i vetëm në botë që lundron në ujë. Këtu ju jetoni në mes Oqeanit Indian. Dhoma gjendet nën ujë dhe ju mund të shihni gjallesat ujore tek sillen përreth jush. Mbi dhomë gjendet hapësira ku mund të rreziteni. Ky hotel është shumë luksoz. Hotel Kakslauttanen – Finlandë Në shkretëtirën finlandeze mund të gjeni hotelin Kakslauttanen. Me dhomat e ndërtuar në formë të shtëpive eskimeze, ju mund ta shikoni qiellin teksa jeni të shtrirë në shtrat. E gjithë dhoma është e ndërtuar vetëm nga xhami. Giraffe Manor – Nairobi, Kenia A dëshironi të hani mëngjes nën shoqërimin e gjirafave apo të pini kafe në park teksa ato shëtisin afër jush? Nëse po, vizitojeni hotelin Giraffe Manor. Sand Hotel – Holandë Të gjithë kemi ndërtuar kulla prej zallit në plazh kur kemi qenë fëmijë. Por nuk na ka shkuar të gjithëve mendja që të jetojmë në një diçka të tillë. Hoteli prej Zalli ua mundëson këtë eksperiencë. Të gjitha dekoret brenda ndërtesës janë të krijuara nga zalli. Aty, poashtu, çdo vit organizohet edhe Festivali i Kullave prej Zalli. Udang House – Bali, Indonezi Nën dyshemenë e hotelit Udang House ju mund ta vështroni jetën e peshqve. Kjo pasi ajo është e ndërtuar nga xhami. Shtrati juaj mund t’ju duket se është një barkë lundruese. Makanyane Safari Lodge – Afrikë Jugore Nëse u pëlqejnë më shumë elefantët se gjirafat, atëherë shkoni në Afrikën Jugore. Në hotelin Makanyane Lodge ju mund t’i shihni elefantët nga dritarja e dhomës.