Dhelpra dhe qeni, shokë për kokë NULL NULL 07.09.2015 17:21 07.09.2015 17:21 Mund t’ju duket sikur kjo dhelpër dhe ky qen e urrejnë njëri-tjetrin, por në fakt Hetty dhe Maddy janë shokë për kokë. Dhelpra është rritur me qenin pasi u adoptua nga fotografi Richard Bowler. Ai i ka bërë këto fotografi në oborrin e shtëpisë së tij, në North Wales (Uells). “Dhelpra ka shumë qejf të luajë me qenin tim, por nuk i rekomandoj në asnjë mënyrë njerëzve që të mbajnë një dhelpër si kafshë shtëpiake”, thotë Bowler, transmeton Top Channel.