Derri që i qëndroi pranë të sëmurës me epilepsi NULL NULL 16.09.2015 12:50 16.09.2015 12:50 Një grua që ka derrin për kafshë shtëpiake ka treguar se shpesh njerëzit çuditen me këtë gjë. Por ajo gjithashtu ka treguar se ka një arsye shumë të veçantë pse derri Hamlet jeton me të dhe familjen. “Unë jam diagnostifikuar me epilepsi në kolegj. Një javë pasi u martova, unë fillova të kisha kriza epileptike shumë shpesh.Aktivitetet e përditshme u bënë sikur ngjitja e malit Everest për mua” tha ajo. “Burri im donte një shok për mua, por ai është jashtëzakonisht alergjik ndaj qenve dhe maceve. Unë i tregova atij për një video që kisha parë një derr të vogël duke luajtur me një qen dhe ai menjëherë e bleu”. Hamleti erdhi tek unë në një situatë në dukje të pashpresë. Hamlet kurrë nuk u largua nga unë në ditët e mia më të këqija dhe ishte gjithmonë e gatshme për të luajtur. Ajo ka treguar se kjo është arsyeja që ajo ka vendosur që të dokumentojë këto momente me kafshën e saj të çuditshme për kafshë shtëpiake. “Hamleti më shpëtoi. Epilepsia ime më mësoi se sa e brishtë mund të jetë jeta. Ajo gjithashtu më mësoi se jeta është një dhuratë e bukur pavarësisht zbaticave të jetës. Unë shpresoj se fotografitë e Hamletit të ju sjellin sa më shumë kënaqësi, qeshje dhe dashuri aq sa ajo më ka ofruar mua” përfundoi ajo.