Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deri më tani Hamasi ka liruar 54 pengje, Izraeli 117 të burgosur

NULL NULL
26.11.2023 20:46

Numri total i  pengjeve të liruara nga Hamasi ka shkuar në 54, ndërsa Izraeli deri më tani ka liruar 117 të burgosur.

Sot është dita e tretë e një armëpushimi katërditor në luftimet në Gaza, gjatë të cilave disa nga ata që mbahen peng nga Hamasi po lirohen në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Hamasi liroi 14 izraelitë dhe tre shtetas të huaj më herët gjatë ditës, dhe shërbimi i burgjeve izraelite ka konfirmuar tani lirimin e 39 të burgosurve palestinezë.

Kjo erdhi një ditë pasi 13 izraelitë u liruan në këmbim të 39 të burgosurve të tjerë.

Të premten, 24 pengje – 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një filipinas, u kthyen në Izrael, përsëri në këmbim të 39 të burgosurve palestinezë.

Në tetor, dy pengje amerikane dhe dy izraelite u liruan gjithashtu, ndërsa një ushtar izraelit u lirua gjatë operacioneve tokësore në Gaza, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme