Dërgimi i trupave ushtarake në Ukrainë, s’është opsion për Malin e Zi NULL NULL 12.03.2024 17:39 12.03.2024 17:39 Jakov Milatoviq, President i Malit të Zi Mali i Zi nuk planifikon që të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë. Këtë e ka thënë presidenti i këtij shteti, Jakov Milatoviq, gjatë një konference të përbashkët me presidentin rumun, Klaus Iohannis, raporton RTNK.me, përcjell KlanKosova.tv. “Dërgimi i ushtarëve malazez në Ukrainë tash për tash nuk është një opsion, apo qoftë subjekt i ndonjë diskutimi”, është shprehur Milatoviq. “Sikurse Rumania edhe Mali i Zi si anëtar i NATO-s e ka mbështetur Ukrainën që nga nisja e agresionit rus”. Edhe Iohannis si nikoqir ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë nuk mund të ndodhë “sepse Ukraina nuk është vend anëtar i NATO-s”. Deklaratat e Milatoviq dhe Iohannis rrjedhin pas asaj të presidentit francez, Emmanuel Macron, që ka thënë se dërgimi i ushtarëve në Ukrainë është opsion.