Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz NULL NULL 18.05.2026 09:30 18.05.2026 09:30 Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e ky veprim nxiti reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, e ka cilësuar aktin si të papranueshëm dhe të turpshëm, duke theksuar se në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz, dhe se kemi mbi 5,000 dëshmorë të kombit. “Është një dobësi shumë e madhe. Me thënë bufalisht, është marre me atë që ka ndodhur në Kaçanik, sepse po e tregojnë fytyrën e vërtetë e asaj që ndodh, por nuk ka raporte policore, prandaj nuk mund të tregojmë me gisht dikë që e ka kryer këtë akt vandal”. “Ky akt është turp i madh, sepse në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz dhe ne kemi mbi 5,000 dëshmorë të kombit që janë vrarë në emër të UÇK-së”, tha mes tjerash Gucati. Ndiqni deklarimin e plotë: