Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De Biasi ndërron strategji

NULL NULL
10.10.2015 10:32
Përzgjedhësi i Shqipërisë ka vendosur që në përballjen e së dielës me Armeninë të luajë me formacion tjetër nga ai i ndeshjeve të fundit.

Gianni de Biasi nuk do që të përsërisë gabimet e së shkuarës, këtë gjë e ka thënë vet pas ndeshjes, dhe pritet që ta kthejë në realitet në duelin me Armeninë.

Ndeshja e fundit e kësaj kampanje për Shqipërinë do të shohë në vijnë e sulmit dyshen Sokol Cikalleshi – Shkëzen Gashi, të përkrahur nga dy anësorët, Ermir Lenjani e Odhise Roshi.

Lenjani ka dështuar të tregojë diçka në përballjet e fundit, por De Biasi ia ka besuar sërish krahun e majtë, ndërsa Roshi nuk është inkuadruar shumë, por kur ka luajtur ka treguar rrezik për kundërshtarët.

Mesfusha do të kontrollohet nga dyshja Taulant Xhaka – Migjen Basha. Të dy nuk ishin në element në përballjen me Serbinë, sidomos Basha, por kjo nuk e ka lëkundur besimin e italianit në ta.

Mbrojtja pritet të ketë vetëm një ndryshim, në vend të Ansi Agollit ka mundësi që të paraqitet Naser Aliji.

Përballja e së dielës mbrëma ndaj Armenisë është e rëndësisë së veçantë, pasi në rast fitoreje Shqipëria siguron një vend në Europianin Franca 2016.

 

lajme të ngjashme