Dave Grohl dhe Bruce Springsteen bashkohen me Paul McCartney për të performuar në Glastonbury NULL NULL 26.06.2022 15:24 26.06.2022 15:24 Muzikanti amerikan Dave Grohl i është bashkuar Paul McCartney në skenën e Glastonbury, në performancën e tij të parë publike që nga vdekja e bateristit të Foo Fighters, Taylor Hawkins. Grohl-it iu mirëprit në skenën piramidë për të bërë duetin me McCartney-n, të këngës ” I Saw Her Standing There”, në një version hard-rock. Cartey kur Grohl doli për të performuar deklaroi: “Ky djalë erdhi posaçërisht për ta bërë këtë. Ne Të duam ty”. Ndërsa, Grohl u përgjigj “Betohem, se kurrë nuk do të mungoja të isha këtu me ju”. Për të performuar me McCartney, më pas doli edhe Bruce Springsteen për këngët “Glory Days” dhe “I Wanna Be Your Man”. Ky koncert i McCartney që ishte pjesë “The Beatles” ishte pritur për vite me radhë nga publiku, i cili edhe natën e mbrëmshme ishin në numër të madh dhe të entuziazmuar për këtë kthim të grupit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.