Dashuri platonike për fëmijët NULL NULL 29.05.2015 14:27 29.05.2015 14:27 Jeta familjare për dikë që ka obligime mund të duket shumë e komplikar. Prindërit zakonisht përkushtohen më shumë pas punëve të tyre sesa t`u përkushtojnë vëmendje aktiviteteve dhe nevojave për të cilat kanë nevojë fëmijët e tyre. Në këto raste eksperiencash, përvoja më së miri tregon që shprehja e dashurisë në momente të ndryshme i bën të vegjëlit të ndihen të vlerësuar çfarëdo qofshin format e të shprehurit të dashurisë ndaj tyre. Mësoni fëmijët që t`i vlerësojnë gjërat e vogla që ju ua ofroni si formë e dashurisë së pakufi ndaj fëmijës. Këto janë gjestet që duhet t`i bëni vazhdimisht që fëmija juaj të ju vlerësojë. Shikoni ata në sy Është e vërtetë që jeta ka shumë dinamikë andaj mos u befasoni nëse do ta zini veten duke folur në telefon apo duke i`u përgjigjur mesazheve me anë të postës elektronike dhe duke anashkaluar bisedën me fëmijun tuaj. Përpiquni që çdo bashkëbisedim që bëni me ata t`i shikoni në sy dhe të mbani kontakt të vazhdueshëm me ta, pasi kështu ju do t`i kuptoni më lehtë kërkesat e tyre dhe si rrjedhojë ata do të jenë në gjendje të jenë më të mirëkuptueshëm kur ju jeni në ngarkesë të madhe të punës. Përqafini sa më shumë ata Fëmijët vlerësojnë më shumë përqafimin e prindit se sa dhuratat e tyre. Ata e ndiejnë këtë si nevojë strehimi te dikush që është mbrojtës i tyre. Paramendoni në situatën më të thjeshtë se si do të ndihej fëmija juaj kur sheh që shokët/ shoqet e tyre të shkollës janë gjithnjë të rrethuar nga përqafimet e prindërve të tyre pa marrë parasysh kushtet materiale. Kjo do t`i lëndonte edhe më tepër dhe do t`i bëntë të izoluar në botën e tyre duke krijuar më pas kështu probleme të ndryshme nga ana emocionale e fëmijës. Andaj, përqafoni sa më shumë ata, në mënyrë që tua shprehni dashurinë atyre pa marrë parasysh ngarkesat e punës. Buzëqeshni sa herë i shihni ata duke u future në dhomë Duket e thjeshtë por të buzëqeshurit kur i shihni fëmijët të futen në dhomë i`u jep një ndjesi të mirë, duke i bërë ata që të ndihen më të lirë në të shprehurit të dashurisë ndaj prindit por me kalimin e kohës edhe të asaj që vërtetë e mendojnë. Ekpserimentoni me këto këshilla të thjeshta po praktike për të rikthyer harmoninë tuaj më të vegjëlit tuaj, duke u shmangur nga dinamika dhe streset e punës që zakonisht përcillen edhe te fëmijat tuaj duke iu shkaktuar përjetime jo të mira atyre. Cilat janë mënyrat tuaja të dashurit fëmijët pa thënë asnjë fjalë? / klankosova.tv