Dalin formacionet e “El Clasicos”, Mbappe e nis ndeshjen nga stoli NULL NULL 26.04.2025 21:09 26.04.2025 21:09 Barcelona dhe Real Madridi do të përballen sonte me fillim nga ora 22:00 në finale të Kupës së Mbretit. Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen më të madhe në planet, ku të dy skuadrat kanë bërë zyrtare formacionet, e që te Reali vërehet mungesa e Mbappes, ndërsa te Barcelona mungon Lewandowski për shkak të dëmtimit. Përpara “El Clasicos”, Real Madridi bëri një rrëmujë, ku dje anuloi të gjitha aktivitete e parapara, përfshirë fotografitë zyrtare dhe seancën stërvitore. Pavarësisht se pati raportime se Reali nuk do të shfaqet fare në fushë sot, një gjë e tillë u mohua nga “Mbretërit”. Formacionet zyrtare: Barcelona: Szczesny, Martin, Martinez, Cubarsi, Kounde, de Jong, Pedri, Yamal, Olmo, Raphina dhe Torres. Real Madrid: Courtois, Mendy, Rudiger, Asencio, Vasquez, Ceballos, Tchouameni, Valverde, Vinicius dhe Rodrygo.